Vetë vendet anëtare të BE-së mund të financojnë gardhin përgjatë kufirit bullgaro-turk, thonë burime nga Komisioni Evropian.Sipas korrespondentes së BNR në Bruksel, Angelina Piskova, përfaqësuesit e Komisionit Evropian i referohen letrës së Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen drejtuar liderëve evropianë nga 26 janari, me rastin e Këshillit të posaçëm Evropian kushtuar migracionit, planifikuar për 9 dhe 10 shkurtin në Bruksel.Letra përmend se kufiri bullgaro-turk duhet të jetë një përparësi në forcimin e kufijve kryesorë të jashtëm të BE-së, nëpërmjet "financimit dypalësh, duke përfshirë mekanizmat e solidaritetit vullnetar".Në përgjigje, përfaqësuesit e KE theksuan se Brukseli "nuk financon ndërtimin e infrastrukturës standarde përgjatë kufijve të tij që i mban njerëzit jashtë", por në të njëjtën kohë, një vend anëtar mund të mbështesë financiarisht një tjetër për gardhin. Kjo do të thotë se Bullgaria mund të ndihmohet nga vendet e tjera të Komunitetit të interesuar për ndërtimin e objektit.
Në muajin prill, vendi ynë do të fillojë të marrë fondet evropiane për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së në luftën kundër migracionit të paligjshëm, njoftoi presidenti Rumen Radev pas samitit në Bruksel. Bullgaria merr pjesë dhe..
Aktorja e madhe Geraldine Chaplin ndodhet në Sofje si një nga të ftuarit special të “Sofia Film Fest” , transmetoi BNT. Në eventin ndërkombëtar kinematografik ajo do të prezantojë filmin e saj më të ri “Luka” , në të cilin luan rolin e një..
Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 2 deri në 7°. Në Sofje do të jetë 3°. Para mesditës do të mbajë mot me diell, pas mesditës me vranësira dhe reshje nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 24°, në..
Taksat tol* do të rriten me 50%, konfirmoi ministri në detyrë i zhvillimit rajonal, Ivan Shishkov. Sipas vlerësimeve, në këtë mënyrë të ardhurat..
Sipas një programi partner, 2.5 milionë vezë u importuan nga Ukraina në Bullgari, tha për BNR kryetari i Bashkimit të Mbarështuesve të Shpendëve, Ivajllo..
Pesë apo gjashtë forca politike do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm, parashikon Qendra për Analizë dhe Marketing. Sipas sondazhit, koalicioni "Po e..