Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Ditën e Shën Trifonit në fshatin Dellçevo martohet një dragua dhe pihet verë e kuqe

Foto: BGNES-arkiv

Pas një mungese dyvjeçare, Festa e Verës, e cila është bërë traditë në fshatin Dellçevo (Bashkia Goce Dellçev) për Ditën e Shën Trifonit, ka filluar përsëri. Të shtunën, më 4 shkurt, dhjetëra prodhues të verërave dhe rakisë që duan të prezantojnë më të mirën, nga bodrumi i tyre, janë të mirëpritur në fshat.

Në konkurs po i rikthehen edhe prodhuesit nga rajoni grek i Dramës. Kulmi i festës është më 5 shkurt /e diel/, kur të gjithë shkojnë në vresht, në vendin e quajtur “Baira”, ku në mënyrë rituale bëhet krasitja e parë e hardhive dhe ujitja e tyre me verë.

Festa e madhe është në sheshin në Dellçevo. Në të marrin pjesë trupa etnografike të kukerëve nga fshati i afërt Mosomishte, por më interesantja është rishfaqja e "Dasmës së Dragoit". Një legjendë e lashtë tregon se fshati Dellçevo është strofulla e një dragoi që mori për grua vajzën më të bukur të fshatit, ndërsa në këmbim e mbrojti fshatin nga forcat dhe elementët e këqij. Edhe sot e kësaj dite në Dellçevo e mbajnë gjallë legjendën dhe dy herë në vit rikrijojnë imazhet e dragoit dhe nuses së bukur.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Krijim i ri – valle bullgare përmes një loje virtuale në celular

Kudo që të jeni në botë, për sa kohë që keni një smartphone dhe akses në internet, mund të mësoni vetë hapat gjarpërushe të popullit bullgar me ndihmën e realitetit të virtual falas përmes lojës së re bullgare Taratanci. “Ju thjesht zgjidhni një..

botuar më 23-03-16 7.15.PD

Tingulli i zileve do të dëbojë të keqen nga fshati Shiroka Llëka ditën "Pesponedellnik”

Çdo vit të dielën e parë të marsit nëfshatin e malit Rodopa Shiroka Llëka organizohet tubimi tradicional i quajtur bullgarisht “Pesponedellnik”. Riti po rikthehet në fshat pas një pauze dyvjeçare për shkak të epidemisë së koronavirusit. Sivjet..

botuar më 23-03-05 9.02.PD

Bullgarët në Angli е festojnë 3 marsin me “Tubimin e Veriut”

Muzika dhe vallet popullore bullgare kanë qenë gjithmonë pjesë e botës emocionale të bullgarit. Kjo vihet re sidomos kur jeta e bashkatdhetarëve tanë “ndodh” larg rrënjëve të tyre, larg tokës. Nuk ka festë, tubime, dasma apo festime të Vitit të Ri..

botuar më 23-03-03 12.05.MD