Kushdo që viziton Тhesarin e Habsburgëve në Vjenë do të shohë kurorën e Ishtvan (Stefan) Boçkaj, për të cilën disa studiues gjejnë argumente se ajo i përkiste sundimtarëve bullgarë të Mbretërisë së Dytë.
Sipas studiuesve, kurora është bërë në Persi, peshon 1,88 kg dhe është 23,5 cm e lartë. Është e zbukuruar me gurë të çmuar, të prerë në mënyrë shumë primitive. Mbi të është vendosur një gur i gjelbër (ndoshta smerald jo shumë i përpunuar). Perlat janë të renditura në vija radiale. Baza e kurorës është gjithashtu prej dy rreshtash me perla. Në pjesën e përparme është vendosur një kryq që dallohet me vështirësi dhe sipas vëzhgimeve të një hungarezi që u vendos të jetonte në Sofje, kurora e carit bullgar Ivan Shishman nuk u zhduk pa lënë gjurmë. Argumentet e tij mbështeten edhe nga historianët, pasi në kohën e skllavërisë së pjesshme turke 150-vjeçare të Hungarisë, Ishtvan Boçkaj sundonte Principatën e Transilvanisë (Hungaria Lindore). Në vitin 1605, ai u shpërblye nga sulltani turk Ahmed I me kurorën e Mbretit Ivan Shishman, sundimtarit të fundit të mbretërisë së dytë bullgare. Ajo njihet si "kurora Boçkaj". Në fakt, Transilvania ishte një ish territor bullgar deri në themelimin e shtetit hungarez.
Supozohet se kurora e Ivan Shishmanit është e njëjta që mbreti Kallojan mori në 1204 nga Papa i Romës. Një afresk i shekullit të 14-të nga manastiri në fshatin Lesnovo tregon Mbretin Stefan Dushan me pothuajse të njëjtën kurorë.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..
Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...