Ambasadori Jim O'Brien, i cili koordinon të gjitha sanksionet e vendosura nga SHBA dhe shpalli bullgarët e rinj në listën e ligjit "Magnitsky", vjen në Sofje më 13 shkurt. Këtë e bëri të ditur ministri i drejtësisë në detyrë Krum Zarkov për Nova TV. Ai njoftoi se pret që të shpallen më shumë emra të bullgarëve të sanksionuar. Të njëjtën pritshmëri shprehu edhe nënpresidentjaa Ilijana Jotova. Në forumin e Byrosë Kombëtare të Ndihmës Juridike, ajo tha se ka indikacione se kjo listë do të vazhdojë të plotësohet dhe kjo është një provë që vendi nuk e ka kryer mirë punën e tij.
Jotova shprehu frikën se parlamenti i ri gjithashtu nuk do të jetë në gjendje të krijojë një qeveri. Gjëja më e keqe për Bullgarinë do të jenë zgjedhjet dy në një, kështu që ne do të prishim zgjedhjet për pushtetin lokal, që është aktualisht e vetmja qeveri e qëndrueshme pas asaj presidenciale”, tha nënpresidentja.
Gjatë vizitës së saj në Londër, nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me nënkryetaren e bashkisë Joanne McCartney. Portofoli i McCartney përfshin politika për fëmijët dhe familjet. Në fokus të bisedës ishin vështirësitë me të cilat përballet..
Ndërmarrja e përbashkët evropiane e teknologjive llogaritëse me prodhimtari të lartë EuroHPC zgjodhi gjashtë fabrika të reja evropiane të inteligjencës artificiale për të forcuar lidershipin e Evropës në inovacion dhe inteligjencës artificiale...
Me 128 vota pro, Kuvendi Popullor miratoi deklaratën e paraqitur nga kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova, në të cilën u bën thirrje anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të bëjnë publike të gjitha dokumentet lidhur me çështjen kushtetuese për..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit..
E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një..