Aktori i njohur amerikan John Malkovich mbërriti në Sofje. Në datat 16, 17 dhe 18 shkurt ai do të marrë pjesë në shfaqjen “Në vetminë e fushave të pambukut” së bashku me lituanezen Ingeborga Dapkunaite në Teatrin Popullor “Ivan Vazov”. Të dy dhanë një konferencë shtypi në të cilën Malkovich tha se duhet "guxim për të qenë në gjendje të kapërcejmë dhe të vëmë në dyshim atë që na ofrohet nga media dhe njerëzit e tjerë që besojnë verbërisht në gjithçka që shohin në mediat sociale".
Aktori i krahasoi rrjetet sociale me ish-shërbimin sekret të Gjermanisë Lindore, Stasi, i cili monitoronte plotësisht njerëzit. Ai bëri thirrje "të jeni shumë të kujdesshëm për përmbajtjen në to" dhe të mos besoni pa kushte atë që shihni atje.Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..
Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..
Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme..