“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për pengesat në rrugën drejt anëtarësimit në Eurozonë – inflacionin dhe ligjet e papranuara.” Presidenti Rumen Radev e tha këtë në takimin e tij me nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian për Çështje Ekonomike Valdis Dombrovskis, i cili është për vizitë në vendin tonë, dhe shprehu pritjen që parlamenti i ardhshëm bullgar të miratojë legjislacionin e nevojshëm.
Radev vuri në dukje arritjet e kabinetit zyrtar për kontrollin e faktorëve që e provokojnë inflacionin. Ai shënoi se Bullgaria është ndër vendet me çmimet më të ulëta të gazit natyror, çmimet më të ulëta të karburanteve në BE dhe me stabilitet të garantuar të furnizimeve.
Nga ana e tij, Dombrovskis theksoi se nevojitet një fushatë shpjeguese në mënyrë që populli bullgar të jetë i vetëdijshëm për përfitimet e anëtarësimit në Eurozonë dhe çfarë duhet bërë, kështu qe ato të mund të ndihen nga bullgarët.
Pas takimit me komisionerin evropian, kryeministri Gëllëb Donev siguroi se masat për kontrollin e inflacionit në Bullgari, të marra nga qeveria, kanë filluar të funksionojnë. Sipas tij, që nga tetori ka një rënie të vazhdueshme të indekseve të inflacionit në vend.Objektivi kryesor i qeverisë së përkohshme është organizimi i zgjedhjeve të drejta, transparente dhe të lira. Në fillim të mbledhjes së parë të qeverisë së re të përkohshme, kryeministri Dimitër Gllavçev theksoi se garanton një distancë të..
Tashmë është vënë nën kontroll zjarri që shpërtheu të enjten e kaluar në lartësinë 2300 m mbi nivelin e detit në zonën Bajrjamica mbi fshatin Bistrica dhe zgjati 8 ditë. Zjarrfikës, punonjës pyjorë, ushtarakë, ekipe të Parkut Kombëtar “Rilla”,..
Ministrat e jashtëm të BE-së mbajtën takimin e tyre të parë të sezonit të ri politik më 29 gusht. Bullgaria u përfaqësua nga ministri në detyrë i punëve të jashtme, Ivan Kondov. Në rendin e ditës ishte situata në Ukrainë, zhvillimi i situatës në..
Dy persona të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor kanë ndërruar jetë në vendin tonë. Informacioni është konfirmuar për BNR nga Ministria e..
Gjat ë 24 or ë ve t ë ardhshme atmosfera në vend do të mbetet e paqëndrueshme. Zhvillimi I vranësirave do të vazhdojë dhe në shumë..
Bullgaria mori një borxh të ri të jashtëm prej 3 miliardë euro dhe 1.5 miliardë dollarë amerikanë, njoftoi Ministria e Financave. Kësti i trefishtë i..