Ministri i Energjisë Rosen Hristov, i cili ndodhet në Stokholm për një takim jozyrtar të Këshillit të Bashkimit Evropian me temë “Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjetika”, vuri në dukje se vendi ynë ende mbështetet tek Rusia për mirëmbajtjen e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”. Prandaj, sipas tij, sanksionet e mundshme kundër industrisë bërthamore ruse do të rrezikonin punën e termocentralit bullgar. Në kryeqytetin suedez, Hristov u takua me homologun e tij ukrainas, Herman Hallushçenko dhe të dy diskutuan mundësinë e bashkëpunimit në energjinë bërthamore, duke përfshirë përdorimin e pajisjeve ruse për Centralin Atomik Elektrik “Belene” në Ukrainë. Sipas Hristov, analiza e tregut rajonal të gazit do të tregojë se ku duhet të bëhen investime në infrastrukturë që të ketë kthim maksimal, si dhe çfarë llojllojshmërie të furnizimeve mund të arrihet. Lidhur me këtë, Rosen Hristov ftoi palën ukrainase t’i bashkohet nismës për studimin e tregut të gazit në vendet e Evropës Juglindore dhe Qendrore. Ministri i Energjisë së Ukrainës e vlerësoi idenë si jashtëzakonisht të mirë dhe theksoi se për Ukrainën kjo është një çështje shumë e rëndësishme.
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..