Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja mbështet dërgimin e 1 milion predhave në Ukrainë

Foto: defense.gov

Bullgaria është ndër vendet anëtare të BE-së që mbështet dërgimin e 1 milion predhave të kalibrit 155 në Ukrainë për një vlerë totale prej 1 miliard euro, thanë burime diplomatike për BNR. Teksti i marrëveshjes është pothuajse gati pas një takimi të ambasadorëve të vendeve anëtare të mbajtur më 19 mars në Bruksel. Presidenca suedeze shpreson që dokumenti të miratohet në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes në Bruksel të mbledhur më 20 dhe 21 mars.

“Vetëm një pjesë e vogël e vendeve nuk pajtohen, dhe jo me të gjithë tekstin, por me disa pasazhe në të. Bëhet fjalë kryesisht për çështje të tilla si afati kohor për prodhimin e një pjese të predhave pas porosisë”, raportojnë burimet diplomatike.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 qershorin

Ditën e mërkurë mbi Bullgarinë Perëndimore do të ketë vranësira të shpërndara. Aty do të bjerë shi deri në mesditë. Në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara dhe të larta, temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 23-06-06 7.10.MD

Parlamenti zgjodhi Nikollaj Denkov kryeministër

Kuvendi Popullor votoi dhe miratoi Akademikun Nikollaj Denkov kryeministër. 132 votuan “pro”, “kundër” 69, pa të abstenuar. Denkov mori mbështetje nga GERB-SDS (një “kundër”), PP-DB dhe DPS. Struktura e kabinetit PP-DB dhe GERB-SDS u mbështet..

rinovuar më 23-06-06 6.36.MD

Presidenti mendon se koalicioni i ri i bëri zgjedhjet të pakuptimta

Para se parlamenti të votonte për kabinetin e propozuar nga dy formacionet PP-DB dhe GERB-SDS, presidenti Rumen Radev rekomandoi që qeveria e re “të mos tradhtojë interesat kombëtare pasi liderët e koalicionit të ri tradhtuan besimin e votuesve të..

botuar më 23-06-06 2.26.MD