Shteti do të financojë 80% (pa TVSH) të ujit të vaditjes për fermerët, si masë kundër ushqimeve të shtrenjta, transmetoi BNT. Në një konferencë për media për prezantimin e platformës informative me çmime krahasuese të ushqimeve, ministri i bujqësisë Javor Geçev tha se kjo “do të jetë një frymë e freskët për fermerët, por edhe për konsumatorët”.
Sa i përket regjistrit elektronik të monitorimit të ushqimeve, ai do të ndjekë çdo hap në tregtinë me shumicë, si sa i përket cilësisë ashtu edhe sa u përket çmimeve të ushqimit. Sipas ministrit Geçev, do të mbulohen të gjitha llojet e ushqimeve, përfshirë pijet si uji mineral dhe birra. Do të ketë gjithashtu një departament të veçantë për drithërat dhe kulturat vajore dhe çdo silos në Bullgari do të kontrollohet.Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..
Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..