Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumania nuk e ka shpjeguar zyrtarisht arrestimin e anijeve bullgare të peshkimit

Doc. Vanja Stamatova
Foto: BGNES

Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Peshkimin dhe Akuakulturën Doc. Vanja Stamatova i tha BNR se tre anijet bullgare të peshkimit në Detin e Zi, të cilat u arrestuan nga rojet kufitare rumune më 24 mars, nuk kanë lundruar në ujërat rumune.

Nuk kemi të dhëna se peshkatarët bullgarë kanë kryer ndonjë shkelje, tha për bTV-në ministri i bujqësisë në detyrë Javor Geçev. Peshkatarët bullgarë janë ndaluar në ujërat ndërkombëtare të rregulluara nga ligji i BE-së, vuri në dukje ai. Sipas tij, në Bullgari lejohet kapja e peshkaqenëve. Nuk ka asnjë ndalim as në BE. Ekziston një ndalim i pjesshëm i vendosur nga vetë rumunët për peshkatarët dhe ujërat rumunë. Bullgaria do të mbrojë interesat e veta ekonomike dhe të qytetarëve të saj, theksoi Geçev. Peshkatarët do të marrin ndihmë ligjore për të rikthyer anijet e sekuestruara në Konstancë.

"Nuk ka ende një akt zyrtar mbi bazën e të cilit janë ndalur anijet bullgare të peshkimit dhe kjo ngre shqetësime serioze," tha zëvendësministri i bujqësisë Georgi Sëbev në qytetin Ballçik(Bullgari Verilindore), i cili u takua me peshkatarët e arrestuar dhe tashmë të liruar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

2/3 e bullgarëve mbështesin demokracinë dhe anëtarësimin në BE

20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të agjencisë "Alpha Research" të porositur nga Fondacioni për Kërkime Humanitare dhe Sociale - Sofje...

botuar më 24-08-24 11.35.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri në mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-08-23 7.40.MD