Armët bullgare do të arrijnë në Ukrainë, por jo drejtpërdrejt, tha për BNT ish-zëvendësministri i mbrojtjes, Jordan Bozhillov. "Bullgaria ka një nga arsenalet më të mëdha të disponueshme aktualisht të armëve dhe municioneve të vjetra të tipit sovjetik. Kjo fazë e luftës në Ukrainë kërkon një rezervë jashtëzakonisht të madhe municionesh, veçanërisht të tipit sovjetik, dhe Bullgaria është ndoshta i vetmi vend në Evropë i cili aktualisht mund t'i dorëzojë menjëherë”, shtoi Bozhillov.
“Qeveria ka miratuar disa akte me të cilat Ministria e Mbrojtjes do t'u sigurojë “Uzinave Vazovski për Ndërtimin e Makinerive - Sopot” një sasi të caktuar municionesh pikërisht të atyre kalibrave që janë më të nevojshme dhe është e qartë për të gjithë se këto municione nuk do të mbeten në uzina, por do të rishiten në përputhje me rrethanat dhe do të arrijnë në Ukrainë”, tha ish-zëvendësministri i mbrojtjes.
Armatimi i vjetër bullgar shkon në Ukrainë sipas skemës përmes uzinave në fjalë dhe ndërmjetësve, shpjegoi për bTV edhe ish-ministri i mbrojtjes Bojko Noev.Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të..
Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë..