Sindikata më e madhe në vend, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB), kërkon një rritje prej 10% të të ardhurave buxhetore nga 1 korriku 2023, për të kompensuar inflacionin e parashikuar.
Kryetari i sindikatës, Pllamen Dimitrov, komentoi se nëse kërkesa për deficit buxhetor prej 3 për qind nuk plotësohet për një apo disa vite, nuk do të cenohet perspektiva fiskale afatgjatë për Bullgarinë. Dimitrov dha si shembull se Këshilli për Çështje Ekonomike dhe Fiskale të BE-së ka lejuar një devijim nga rregullat e Mastrihtit për një raport prej 60% të borxhit ndaj PBB-së. Bullgaria duhet të kërkojë gjithashtu një rishikim të kërkesës së deficitit prej 3%. Rritja e deficitit nuk çon në prishje të perspektivës afatgjatë fiskale, pohon sindikalisti.Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..