Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas ministrit të mbrojtjes, lufta në Ukrainë do të jetë një luftë e rraskapitjes

Ministri Dimitër Stojanov
Foto: mod.bg

Janë bërë analiza dhe trajnime, përmes simulimit kompjuterik, për rreziqet që Bullgaria të sulmohet në rast të një konflikti të mundshëm Rusi-NATO, tha për Nova TV ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga konflikti në Ukrainë dhe Rusia nuk pritet të përdorë armë bërthamore kundër Kievit. “Lufta do të zgjasë gjatë dhe do të jetë një luftë e rraskapitjes. Kjo është taktika e Rusisë për momentin”, analizoi ministri.

Stojanov siguroi sërish se ushtarë bullgarë nuk do të dërgohen në Ukrainë dhe theksoi se një vendim të tillë mund ta marrë vetëm parlamenti. Ai nuk iu përgjigj pyetjes nëse Bullgaria duhet të arrestojë presidentin rus Vladimir Putin nëse ai hyn në territorin e vendit, siç urdhëroi gjykata në Hagë.

Më shumë nga rubrika

Festivali i XX-të Ndërkombëtar Etnik “Fëmijët e Ballkanit” mbledh 2000 pjesëmarrës

Afro 2000 fëmijë dhe mysafirë nga Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi do të marrin pjesë më 31 maj dhe 1 qershor në edicionin e 20-të të Etno-Festival Ndërkombëtar të Fëmijëve “Fëmijët e Ballkanit - me..

botuar më 23-05-31 6.35.PD

Parashikimi i motit për 31 majin

Ditën e mërkurë para mesditës do të jetë me diell. Më pas do të mbajë vranësira dhe kryesisht mbi Bullgarinë Perëndimore do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Ka kushte për breshër. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri..

botuar më 23-05-30 7.20.MD
Këshilli i Ministrave

Kabineti propozoi zgjatjen e efektit të Buxhetit 2022

Kabineti i propozon parlamentit të zgjasë veprimin e të ashtuquajturit ligj shtesë të Buxhetit për vitin 2022 deri në miratimin e një kuadri financiar tërësisht të ri për vitin aktual, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Projektligji i propozuar..

botuar më 23-05-30 6.47.MD