Pritet nënshkrimi përfundimtar i të ashtuquajturës kontratë "feed", ose kontatratë inxhinierike, me kompaninë bërthamore amerikane "Westinghouse", për ndërtimin e dy njësive bërthamore duke përdorur teknologjinë AP 1000 në centralin atomik bullgar “Kozlloduj”. Kështu tha zëvendësministri në detyrë i energjisë Elenko Bozhkov në margjinat e një konference në Sofje për zhvillimin e energjisë bërthamore. Komisioni Evropian duhet të miratojë kontratën që do të nënshkruajnë Bullgaria dhe SHBA për ndërtimin e blloqeve të 7-të dhe të 8-të në termocentralin Kozlloduj.
E njëjta kontratë inxhinierike do të nënshkruhet me kompaninë franceze të energjisë "Electricité de France " - EDF për ndërtimin e dy blloqeve nga 1000 megavate secili, duke përdorur pajisjet ekzistuese ruse VVER-1000 në Belene, shtoi Bozhkov.45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..
Banka Botërore parashikon një përmirësim më të përmbajtur të rritjes ekonomike të Bullgarisë këtë vit dhe në vitin 2025. Në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni pret një përshpejtim të lehtë të rritjes së PBB bullgar nga..
Në tremujorin e parë të vitit 2024, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Parashikimet e para ishin për një rritje prej 1.7%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. PBB e..
Depozitat në banka për tremujorin e parë të vitit 2024 arritën shifrën rekord prej 75.4 miliardë euro (150 miliardë leva). Nga janari në mars, depozitat..