Bullgaria nuk heq dorë nga rinegocimi i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë me Komisionin Evropian, deklaroi ministri i energjetikës Rosen Hristov pas takimit të ministrave të energjisë në Bruksel. Megjithatë, ai pranoi se procesi është i vështirë dhe një takim i ri do të vijë pas 3 javësh, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Hristov shpjegoi se vendi ynë aktualisht po kundërshton objektivin e vendosur nga qeveria e mëparshme e Bullgarisë për të reduktuar emetimet nga termocentralet me 40 për qind, që prek 14-15 objekte. “Analizat treguan se për ne është e parealizueshme. Nëse e bëjmë duhet të mbyllim kapacitetet. Nëse i mbyllim do të kemi pasiguri në furnizimin me energji elektrike”, tha ai.
"Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP), "Demokratët për një Bullgari të fortë" (DSB) dhe "Lëvizja Po Bullgaria" (Po Bullgaria) nënshkruan një marrëveshje koalicioni për të marrë pjesë në zgjedhjet për përfaqësuesit e popullit më 27 tetor. Koalicioni do të..
Bashkimi mes BSP-së dhe lëvizjeve të tjera të majta shpreson të arrijë një ndryshim real që do të jetë një alternativë reale për qytetarët bullgarë. Sipas ushtruesit të detyrës së kryetarit të BSP-së Atanas Zafirov, në politikë nuk ka vend për “unë”,..
Kuvendi Popullor ndaloi përdorimin, shitjen dhe ofrimin e produkteve të duhanit pa tym dhe me ngrohje për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeç. “Beteja tjetër që duhet të realizojmë së bashku është kundër përdorimit të pijeve energjike mes..
Pomorie, Varna dhe Sofja përfaqësojnë vendin tonë në stendën bullgare gjatë ekspozitës ndërkombëtare turistike International French Travel..
Manastiri Rozhen "Lindja e Hyjlindëses" kremton më 8 shtator festën e tempullit me një procesion liturgjik me ikonën çudibërëse të Nënës së Shenjtë,..
Pas festës së Lindjes së Hyjlindëses, Kisha nderon prindërit e saj - shenjtorët Joakim dhe Anna. Për fshatin Smoliçano në rajonin e qytetit Kjustendill,..