Produktet e kompanisë së qumështit “LB Bulgaricum” hyjnë në rrjetin tregtar të Bashkimit Qendror të Kooperativës në të gjithë vendin dhe do të ofrohen me çmime të përhershme të ulëta. Marrëveshja për këtë u arrit sot ndërmjet kompanisë shtetërore dhe bashkimit të kooperativës në zbatim të politikës shtetërore për kontrollin e inflacionit të ushqimit, njoftoi ministri i ekonomisë, Nikolla Stojanov. "Kompania shtetërore zbaton absolutisht të gjitha rregullat e prodhimit. Ajo punon vetëm me lëndë të parë bullgare, me tharme bullgare. Produktet cilësore mund të arrijnë tek konsumatorët bullgarë me një çmim të mirë", theksoi ministri. Aktualisht, produktet e qumështit të kompanisë shiten me çmime të ulëta vetëm në 11 dyqanet e saj. Nëpërmjet marrëveshjes, ato do të jenë të disponueshme me të njëjtat çmime në rreth 3500 pika tregtare të bashkimit të kooperativës.
Çmimi i tokës bujqësore në Bullgari është rritur më shumë se 6 herë në 10 vitet e fundit. Nëse në vitin 2010 një dynym tokë kushtonte mesatarisht 287 leva (146.74 euro), në vitin 2022 çmimi tashmë është 2787 leva (1424.97 euro). Kështu tregojnë të..
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për një punonjës në tremujorin e parë të këtij viti është rritur me 0.3% krahasuar me tremujorin e parë të 2022, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Për të njëjtin tremujor, rritje e dobët..
Afati i ndalimit të importit të grurit, misrit, kolzës vajëse dhe lulediellit në territorin e Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë zgjatet me 3 muaj deri më 15 shtator 2023. Vendimi është i Komisionit Evropian dhe është publikuar në..
Çmimi i tokës bujqësore në Bullgari është rritur më shumë se 6 herë në 10 vitet e fundit. Nëse në vitin 2010 një dynym tokë kushtonte mesatarisht 287 leva..
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për një punonjës në tremujorin e parë të këtij viti është rritur me 0.3% krahasuar me tremujorin e parë të 2022,..