Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu i Humorit dhe i Satirës në Gabrovo feston 51 vjetorin e krijimit

Muzeu i Humorit
Foto: http://www.humorhouse.bg/

Është sërish 1 Prilli - Dita Ndërkombëtare e Shakave, dhe me këtë rast Muzeu i Humorit dhe i Satirës në qytetin Gabrovo të Bullgarisë Qendrore hap dyert për të festuar ditëlindjen së bashku me qindra miq dhe adhurues të argëtimit dhe të qeshurit. Gabrovo jo rastësisht quhet “kryeqyteti bullgar i humorit”, ku çdo vit në maj zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Humorit dhe i Satirës, ​​i cili e ka origjinën në argëtimin e lashtë të quajtur “Olelijnja” dhe ballot me maska nga fillimi i shekullit të XX-të.

Miq special të ftuar janë tre karikaturistët tanë të shquar Ivajllo Cvetkov, Irina Kitanova dhe Valentin Georgiev. Karikaturistët do të kënaqin të ftuarit e Muzeut të Humorit me vizatimet e tyre.

Ndër mjeshtrit më të njohur të karikaturës është padyshim Ivajllo Cvetkov, fitues i mbi 130 çmimeve ndërkombëtare dhe bullgare për krijimtarinë satirike. Në vitin 2022 ai u nderua me çmimin “Ezopi i Artë” për “Karikaturë” në Bienalen e 25-të të Gabrovos. Karikaturat e tij shpesh mund të shihen në faqet e botimeve të njohura, si një reagim i rrufeshëm ndaj ngjarjeve politike në vendin tonë dhe në mbarë botën.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD