Me 17 dronë iranianë, Rusia sulmoi natën qytetin ukrainas të Odesës. Mbrojtja ajrore rrëzoi 14 nga bombat pa pilot. Ka dëmtime në zonën e portit. Një zjarr shpërtheu, por askush nuk vdiq, raporton UNIAN.
Janë duke u zhvilluar negociata urgjente në Uashington për dërgimin e sistemeve të vjetra raketore të mbrojtjes ajrore HAWK në Ukrainë, raporton Politico. Në fillim të viteve 1990, ato u zëvendësuan nga ato më të reja Patriot, por janë ende në përdorim në disa vende evropiane. Spanja është zotuar ta sigurojë Kievin me raketa për sistemin HAWK.
Para kundërofensivës së pritshme ukrainase, për të forcuar aftësitë e saj goditëse, ushtria ruse ka dërguar instalime artilerie termobarike TOS-1A në territoret e pushtuara, raporton Instituti për Studimin e Luftës - ISW. E ashtuquajtura bombë me vakum konsiderohet një armë konvencionale, por është jashtëzakonisht shkatërruese dhe çnjerëzore.Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..