Pekini është i gatshëm të diskutojë gjetjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin në Ukrainë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning.Deklarata u bë para mbërritjes në Pekin më 5 prill të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Më herët, Macron foli në telefon me presidentin amerikan Joe Biden. Ata ranë dakord ta "angazhojnë Kinën që të përshpejtojë përfundimin e luftës në Ukrainë dhe të marrë pjesë në ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajon", njoftoi Pallati Elysée.
Qëndrimi ynë ndaj Kinës do të varet nga pozicioni që Pekini do të marrë përfundimisht për luftën në Ukrainë, tha në një konferencë shtypi Komisioneri Evropian për Punët e Jashtme Josep Borrell.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, po arrin për një vizitë dyditore në Moskë për të biseduar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, njoftoi Kremlini. Më herët, Lukashenko tha se kishte një bisedë shumë serioze me kreun e inteligjencës ruse Sergej Narishkin, i cili e informoi atë për kërcënimet serioze ndaj Bjellorusisë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, do të vizitojë Poloninë më 5 prill. “Vizita do të bëhet me ftesë të Presidentit të Polonisë Andrzej Duda.
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole në afërsi të monumentit eshtërore "Tuma Vëllazërore". “Sot të gjithë ngremë zërin se në një kohë..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..
Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur..