Nëse Kina i jep Rusisë armë vdekjeprurëse, do të jetë një gabim historik me pasoja të thella. Rreth këtij mesazhi janë bashkuar ministrat e jashtëm të NATO-s, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, pas takimit dyditor të ministrave të paktit. Stoltenberg përsëriti se në këtë fazë nuk ka asnjë provë për furnizime me armë vdekjeprurëse për Rusinë nga Kina, por shtoi se NATO po monitoron veprimet e vendit nga shumë afër.
Para takimit me presidentin kinez Xi Jinping, presidenti francez Emmanuel Macron u tha mediave në ambasadën franceze në Pekin se çdo vend që ofron ndihmë për Rusinë në luftën kundër Ukrainës bëhet aleat në agresion dhe shkelës i ligjit ndërkombëtar, dhe kjo nuk është në interes të Kinës. "Lufta e zgjatur nuk është as në interesin e Kinës," shtoi Macron, raportoi AFP.
Në lidhje me deklaratën e përbashkët të 21 marsit të liderëve të Rusisë dhe Kinës në Moskë, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, për "miqësinë e pakufishme", ambasadori i Kinës në BE, Fu Cong, sqaroi se Kina nuk e mbështet luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe nuk i jep armë palës ruse, theksohet në një analizë të Institutit për Studimin e Luftës - ISW.Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...