Sot mbushen 80 vjet nga botimi (1943) i novelës “Princi i Vogël” nga Antoine de Saint-Exupery. “Të gjithë të rriturit ishin fillimisht fëmijë”, thotë autori. Vepra e tij është kthyer në një libër të preferuar për të vegjël e të mëdhenj, si dhe në një frymëzim për disa breza artistësh. Midis tyre janë muzikantët Doni dhe Momçill nga dueti me të njëjtin emër, të cilët kompozuan këngën e tyre "Princi i Vogël" gati tre dekada më parë. Kënga u përfshi në albumin e tyre që nga viti 1994 “I dyti”. Muzika është e Momçill Kolevit, Doni është autor i tekstit, i cili na çon përtej kohës dhe hapësirës në botën e "Princit të Vogël".
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..