Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po vazhdojnë protestat e fermerëve kundër dumpingut ukrainas

Foto: BGNES

Fermerët nga i gjithë vendi bllokuan pikat kufitare pranë Kardamit dhe Urën e Danubit pranë Ruses për 3 orë deri në orën 13:00. Protesta është kundër importit të pakontrolluar të produkteve të dampuara nga Ukraina. Mbi 100 traktorë bllokuan një kolonë 5 kilometra me 200 kamionë drejt Ukrainës pranë Kardamit. Malli i shtrirë në magazina është rreth 2 miliardë euro. Humbjet direkte të prodhuesve janë rreth 400 milionë euro. Fermerët duan që rregullorja për importet nga Ukraina të ndryshohet, tha kryetari i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave Ilija Prodanov.

Bllokadat u koordinuan me organizatat e fermerëve në Rumani, të cilat gjithashtu protestuan. Bllokada e Urës së Danubit përfundoi me një valle të madhe. Radha e formuar e maunave arriti 15 km.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 janarin 2025

Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..

botuar më 25-01-23 7.35.MD

Detarët bullgarë të kapur janë në atdhe

Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..

rinovuar më 25-01-23 6.14.MD

Qytetarët protestuan në mbështetje të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”)

Ambientalistët protestuan para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kundër synimeve për reduktimin e territorit të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”) dhe krijimin e vendbanimeve. Sipas ambientalistëve, nëse nuk ndërpritet ndërtimi në park,..

botuar më 25-01-23 3.51.MD