Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kievi fton pilotët e huaj dhe personelin e tjerë ushtarako-teknik nga jashtë që t'i bashkohen ushtrisë ukrainase

Foto: REUTERS

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksij Reznikov, ka ftuar pilotët e huaj të avionëve luftarakë F-16 që t'i bashkohen ushtrisë ukrainase, raportoi UNIAN. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kolegun e tij danez Troels Lund Poulsen në Odesë, ai sugjeroi që specialistët e huaj që kanë dëshirën, lejet përkatëse dhe dinë të shërbejnë artilerinë vetëlëvizëse dhe tanket e transferuara nga aleatët, të vijnë të punojnë në Ukrainë. Deri në fillim të verës, Danimarka do të dorëzojë rreth 100 tanke Leopard 1 në Ukrainë, premtoi i ftuari.

Nuk do të ketë armëpushim të Pashkëve në Ukrainë. Luftimet rraskapitëse në rajonin e Doneckut gjithashtu vazhdojnë. Forcat elitare ruse zbarkuese përpiqen ta pushtojnë plotësisht Bahmutin dhe Avdeevka deri në Pashkë. Sulme po ndodhin edhe në zonat e Marinkës dhe Limanit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti ratifikoi një memorandum midis Bullgarisë dhe Rumanisë për bashkëpunimin ushtarak

Asambleja Kombëtare ratifikoi një Memorandum Mirëkuptimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Bullgarisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë për krijimin e një Shtabi të komandës së një komponenti rajonal të operacioneve..

botuar më 24-08-08 6.16.MD

Deputetët ratifikuan kontratën për blerjen e municionеvе për "Stryker"

Një kontratë ndërkombëtare për blerjen e municioneve për makineritë “Stryker” u ratifikua në Asamblenë Kombëtare, njoftoi BTA. Kontrata e qeverisë amerikane, me një vlerë totale prej 64 880 655 dollarë pa TVSH, u mbështet me një votim 125 “pro” dhe..

botuar më 24-08-08 4.49.MD

Luftimi i zjarrit në Sllavjanka po vazhdon

Më shumë se 150 zjarrfikës po vazhdojnë betejën me zjarrin në pjesën perëndimore të malit Sllavjanka. Disa vatra u aktivizuan në territorin grek dhe arritën të hynin në një pyll me plantacione dëllinjash në territorin bullgar. Për të parandaluar..

botuar më 24-08-08 3.41.MD