Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ndalon përkohësisht importin e ushqimeve nga Ukraina

Gëllëb Donev
Foto: BTA

Bullgaria vendos një ndalim të përkohshëm të importit të ushqimeve nga Ukraina, me përjashtim të mallrave tranzit, njoftoi kryeministri në detyrë Gëllëb Donev në fillim të mbledhjes së qeverisë.

“Gjatë vitit të kaluar, një sasi e konsiderueshme ushqimi ka mbetur në vend dhe ka krijuar vështirësi në zinxhirët ushqimorë. Nëse trendi ruhet ose forcohet, mund të ketë pasoja jashtëzakonisht të rënda për biznesin bullgar. Ne jemi të detyruar ta miratojmë këtë masë kombëtare sepse autoritetet evropiane ende po shqyrtojnë një masë adekuate. Ne besojmë se Brukseli do të dëgjojë dhe kuptojë qëndrimet e Bullgarisë, Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë. Po mbetemi në solidaritet me Ukrainën, por falimentimet e fermerëve bullgarë nuk do të kontribuojnë në asnjë mënyrë në kauzën e saj”, tha kryeministri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një vajzë e lënduar nga zjarri në Koçani doli nga Spitali "Pirogov"

Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”. Bëhet fjalë për një vajzë 15-vjeçare, e pranuar me djegie të rëndë në parakrah, njoftoi drejtori i..

botuar më 25-03-27 9.14.PD

Parashikimi i motit për 27 marsin 2025

Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat..

botuar më 25-03-26 7.35.MD

Deputetët miratuan blerjen e raketave antitank “Javelin”

Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...

botuar më 25-03-26 6.06.MD