Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Greqia po kryejnë një stërvitje të përbashkët të forcave ajrore

Foto: EPA/BGNES

Avionët grekë F-16 do të fluturojnë në javën nga 24 deri më 30 prill mbi Bullgarinë në kuadër të stërvitjes së përbashkët të fluturimit "Ylli Trak".

Do të praktikohet luftimi ajror luftarak në lartësi mesatare, operacionet ajrore mbrojtëse dhe sulmuese, hetimi vizual ajror, fluturimet në itinerare me shumë lartësi, mbështetja e drejtpërdrejtë ajrore, kërkimi dhe goditja e objektivave tokësore dhe detare etj.

F-16-të grekë do të kryejnë fluturime pa u ulur në një aeroport bullgar, saktësoi Ministria e Mbrojtjes, duke kujtuar se stërvitja “Ylli Trak” po zhvillohet që nga viti 2010, por tashmë është edhe në kontekstin e luftës në Ukrainë. Prandaj, një nga qëllimet është arritja e ndërveprimit më të lartë në operacionet e NATO-s.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vetëm 10% e bullgarëve sigurojnë pronat e tyre

Bullgaria është ndër vendet me përqindjet më të larta të pronave të veta në Evropë, por ka përqindjen më të ulët të shtëpive të siguruara. Këtë e tha për BNT Nikollaj Stançev, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Siguruesve Bullgarë. Pavarësisht..

botuar më 24-07-24 2.38.MD

Komisioni Evropian pothuajse përsëriti rekomandimet e tij të vitit 2023 për drejtësinë bullgare

Komisioni Evropian prezantoi raportin vjetor për sundimin e ligjit në BE. Komisioni vëren ndryshimet e miratuara në Kushtetutën e Bullgarisë. Sofjes, përsëri si në raportin e vitit të kaluar, i rekomandohet të ndërmarrë ndryshime ligjore për të..

botuar më 24-07-24 1.18.MD
Atanas Zaprjanov

Nuk do të ketë objekte për armë bërthamore në bazën ajrore pranë Plovdivit

Nuk do të ketë objekte për ruajtjen e armëve bërthamore në bazën ajrore Graf Ignatievo pranë Plovdivit. Kjo theksohet në përgjigjen me shkrim të ushtruesit të detyrës së ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov pyetjes së deputetit Ivan Petkov nga..

botuar më 24-07-24 11.56.PD