Sipas Aktit të Gjenevës, vaji bullgar i trëndafilit u përfshi në Regjistrin Ndërkombëtar të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, tha zëvendësministri i bujqësisë, Georgi Sëbev. Në një konferencë kushtuar “Treguesve gjeografikë për produktet bujqësore dhe jo bujqësore”, organizuar nga Zyra e Patentave në Ditën Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale, ministri mori pjesë online nga Parisi, ku ndodhet në një takim të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimi.
Ky është produkti i parë bujqësor bullgar në këtë regjistër. “Me hyrjen, vaji i trëndafilit bullgar do të ketë shikueshmëri dhe mbrojtje edhe më të mirë. Shpresoj se së shpejti do të gjejnë vend edhe produkte të tjera bullgare”, shtoi Sëbev.
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..