Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjeshtri bullgar i shahut Veselin Topallov fitoi në raundin e tretë në Salamanka

Veselin Topallov
Foto: BTA

Veselin Topallov arriti një fitore dhe një barazim përkatësisht në raundin e tretë dhe në atë të katërt të turneut demonstrues të përshpejtuar të shahut në qytetin spanjoll Salamanka.

Ndeshjet e Topallovit ishin kundër rusit Kiril Alekseenko dhe spanjollit Jaime Santos Latasa. Ish-kampioni i botës mundi rusin me topat e zeza dhe më pas me bardhezinjtë barazoi me spanjollin dhe ndau me ta me 3 pikë vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm.

Turneu në Salamanka përfundon të shtunën me dy raundet e fundit, në të cilat shahisti më i mirë bullgar do të luajë me veteranin ukrainas Vasili Ivançuk dhe me iranianin Sarasadat Khadem al-Sharieh.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edi Penev

Gjimnastët bullgarë u kualifikuan për finalen e Kupës së Botës në Baku

Në ditën e parë të Kupës së Botës të Gjimnastikës Artistike në Baku (Azerbajxhan), bullgarët Dimitër Dimitrov dhe Edi Penev u kualifikuan në finalen e ushtrimeve në dysheme. Kjo është gara e parë për këtë vit për Dimitrov, i cili për performancën e..

botuar më 25-03-06 6.39.MD
Tervell Zamfirov

Tervell Zamfirov triumfon sërish me titullin botëror në snowboard

Tervell Zamfirov fitoi titullin botëror në sllallomin paralel në Kampionatin Botëror të Snowboardit për të rinj dhe të reja, që po zhvillohet në Zakopane. Kjo është medalja e dytë e artë për 20-vjeçarin bullgar në Poloni, pasi dje u shpall kampion..

botuar më 25-03-05 6.44.MD
Tervell Zamfirov

Tervell Zamfirov u bë kampion botëror në snowboard

Tervell Zamfirov u bë kampioni i botës te të rinjtë në sllallomin gjigant paralel të snowboardit. Kjo është medalja e dytë për Bullgarinë pas argjendit të motrës së tij Malena . Në finalen e kampionatit në Zakopane (Poloni), Tervell Zamfirov mposhti..

botuar më 25-03-04 5.46.MD