Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projektbuxheti i qeverisë së përkohshme do të çojë në një deficit të tepërt

Foto: expert.bg

Projektbuxheti i miratuar nga qeveria e përkohshme, me deficit 6.4%, bie ndesh me Ligjin për Financat Publike. Në një opinion të Këshillit Fiskal, dërguar parlamentit, ekspertët rekomandojnë masa për kufizimin e deficitit në thesar dhe reforma strukturore. Trupi këshillimor rekomandon t'i përmbahemi një deficiti deri në 3% të PBB-së dhe kujton se vitin e ardhshëm vendi ynë do të vlerësohet nga Komisioni Evropian. Nëse deficiti mbetet në nivelin e shënuar në projektbuxhetin, vendi ynë do të hyjë në një procedurë të tepricës së deficitit. Një deficit i lartë do të çojë në rritje të borxhit dhe megjithëse vendi ynë do të mbetet me një raport borxhi relativisht të ulët ndaj PBB-së, interesi për shërbimin e tij do të rëndojë gjithnjë e më shumë mbi thesarin.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Fake (f)or Real” paraqet fakte interesante për falsifikimet më të mëdha në histori

Shtëpia e Historisë Evropiane - Brukseli viziton Muzeun Kombëtar Etnografik me ekspozitën udhëtuese "E vërteta apo gënjeshtra? Një histori e mashtrimeve dhe falsifikimeve”. Ekspozita do të qëndrojë në Sofje nga 16 korriku deri më 20 tetor, njoftojnë..

botuar më 24-07-16 6.30.PD

Parashikimi i motit për 16 korrikun

Ditën e martë do të jetë me diell dhe shumë e nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 23°, në Sofje 17°. Maksimumi do të jetë nga 37 në 42°, në kryeqytet 37°. Do të jetë me diell përgjatë Detit të Zi me erë mesatare nga..

botuar më 24-07-15 7.40.MD

PP-DB këmbëngulin për ndryshime legjislative dhe shtyrje të dorëzimit të mandatit të dytë

Në takimin me presidentin Rumen Radev, PP-DB kërkoi shtyrjen e dorëzimit të mandatit të dytë për të kërkuar mbështetje të gjerë publike për ndryshimet e propozuara prej tyre ligjore për luftimin e korrupsionit, njoftoi BTA. Propozimi përmban një..

botuar më 24-07-15 5.51.MD