Autoritetet bullgare presin informacion nga Moska për identitetin dhe vendndodhjen e shtetasit bullgar të arrestuar nga autoritetet ruse, njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov. Dje, agjencia TASS raportoi se Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse ka arrestuar shtatë persona të cilët dyshohet se janë pjesë e një plani të inteligjencës ushtarake ukrainase për të eliminuar liderët e gadishullit të okupuar të Krimesë. Mes tyre është edhe një person me nënshtetësi ukrainase dhe bullgare. Ministri nuk konfirmoi informacionin se ky është Denis Petranov, siç thotë bashkëshortja e tij Marina. Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga Rusia për notën bullgare, tha gjithashtu Ivan Kondov.
Presidenti i Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Ramos-Horta, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Kjo është vizita e parë dypalëshe që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Timorit Lindor në vitin 2003...
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill Terziev. “Shpëto Sofjen" po largohet edhe nga koalicioni me “Po e vazhdojmë ndryshimin – “Bullgaria..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, në Sofje - rreth 7°, dhe maksimalet - midis 21°..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..