Në Ditën e Trimërisë dhe festën e Ushtrisë Bullgare, të cilën e shënojmë çdo vit Ditën e Shën Gjergjit më 6 maj, në orën 12:00, do të bëhet ndërrimi ceremonial i gardës së nderit para ndërtesës së Administratës së Presidentit të Bullgarisë, njoftoi Presidenca. Ceremonia mbresëlënëse, e cila mbledh banorë të kryeqytetit, bullgarë dhe turistë të huaj, u mbajt për herë të parë më 5 nëntor 2003.
Uniforma e gardianëve, e krijuar në vitin 1883 dhe e pandryshuar e deri më sot, bie në sy të spektatorëve. Merita për krijimin e saj i takon Princit Aleksandër I Batenberg - monarku i parë bullgar pas Çlirimit, dhe komandanti i Konvojës Princërore, Aleksandër Mosolov. Duke krijuar vizatimet e para të uniformës së gardistëve, ata morën si model uniformën e ushtrisë me më shumë autoritet të shekullit të 19-të - kalorësisë. Elementët e tij të rëndësishëm janë penda e shqiponjës, simbol i shpirtit krenar bullgar dhe Ylli i Aleksandrit që ndodhet në kallpakun e rojës. Ky është ylli i urdhrit “Shën Aleksandër” të themeluar nga princi Aleksandër I në vitin 1881.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..