Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikolaj Tonkov prezanton veprat e tij të krijuara në iPad në Vjenë

Foto: Facebook/ Nikolay N. Tonkoff

Printimet dixhitale të krijuara në iPad nën titullin "Fushat me ngjyra" po tërheqin vëmendjen e vjenezëve këto ditë. Artisti Nikolaj Tonkov është autor i veprave të pazakonta. Printimet e tij dixhitale me cilësi të lartë të përfshira në ekspozitë janë në një edicion të kufizuar dhe mund të shihen deri më 25 maj, njofton Instituti Kulturor Bullgar "Dom Wittgenstein" në kryeqytetin austriak, organizator dhe mikpritës i manifestimit.

Duke punuar me iPad, Nikolaj Tonkov arrin të mjegullojë vijën ndarëse midis artit dixhital dhe atij klasik në veprat e tij. Ngjyrat e ndezura dhe dinamike janë një shenjë dalluese e artistit, i cili kënaqet duke veshur ndjenjat në nuancat e pasura të jeshiles, të kuqes, të verdhës dhe me disa kombinime krijon një festë për shqisat.

Nikolaj Tonkov u diplomua për pikturë në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Sofje. Por në vitet e stuhishme të tranzicionit, artisti i ri shkoi në Berlin, ku u diplomua në Dizajn grafik dhe u fokusua në grafikën e aplikuar. Dhe ndër projektet e tij më të suksesshme është Like.Bulgaria - një nga fushatat e rralla pozitive për Bullgarinë, e cila i dha një perspektivë ndryshe dhe optimiste vendit tonë.

Pergatiti ne shqip: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Ekspozita multimediale për Sirak Skitnik e BNR-së po viziton Bratisllavën

Më 22 shkurt në Bratisllavë do të prezantohet ekspozita virtuale “Të pyesim Sirakun – 140 vjet nga lindja e Sirak Skitnik”. Ekspozita, një punë e profesorit të Akademisë Kombëtare të Arteve, Prof. Bojan Dobrev si dhe një ekip nga programi Hristo Botev,..

botuar më 24-02-22 7.20.PD

Margarita Stojkova fitoi çmimin e “Yllit në Ngritje” të Berlinales

Margarita Stojkova është ndër dhjetë yjet në ngritje të Berlinales. Ajo u nderua në festivalin prestigjioz të filmit evropian për rolin e saj në filmin e Jana Titova "Diada". Çmimi është nën programin “Shooting Stars” (Yje në ngritje) të organizatës..

botuar më 24-02-20 4.20.MD

Fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme konkurrojnë në lexim në gjuhën bullgare

Një grup prindërish nga qyteti gjerman Koblenz janë arsyeja e themelimit të shkollës bullgare të së dielës "Bukvar" në qytet. Që nga viti 2021, tashmë është pjesë e listës së shkollave bullgare të së dielës jashtë vendit, të hartuar nga Ministria e..

botuar më 24-02-20 7.00.PD