Koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) nuk do t'i japë partisë GERB përgjigjen e kërkuar deri të hënën nëse do të mbështesë një kabinet të GERB-it me kryeministre Maria Gabriel. Të martën tema do të diskutohet nga kryesia e PP-së, tha për bTV deputeti Nikollaj Denkov.
"GERB është përpjekur vazhdimisht të na futë në një lloj “ceitnot”, që kur na kërkuan emrat e kryeministrit dhe kabinetit tonë. Të premten, pa pasur asnjë informacion, na kërkuan të thoshim “po” ose “jo”. Të gjithë kuptuam se po na shtynin të thoshim "jo". Sipas Denkovit, e gjithë kjo është teatër në të cilin PP-DB do të shërbejë si alibi në negociatat e GERB-it me partitë e tjera në parlament, të cilat do të mbahen më 15 maj.Tradicionalisht, në prag të festave të Pashkëve, fëmijët nga shkolla "Mbreti Simeoni i Madh", në fshatin Ivanjane, rajoni i Sofjes, u organizuan një pazar bamirësie me suvenire të punuara me dorë, ëmbëlsira dhe vizatime. Ata mblodhën shumën nga 5300..
Të Shtunën e Madhe është dita e fundit e Javës së Madhe që i paraprin Pashkëve. Në këtë ditë të krishterët përkujtojnë varrimin e Jezu Krishtit dhe zbritjen e tij në ferr për të thyer zinxhirët e tij dhe për të rihapur portat e qiellit për..
Gjatë natës vranësira do të jetë e konsiderueshme, me reshje shiu vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit, më shumë në sasi në zonat qendrore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 9°. Ditën e shtunë..
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës..
Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën..
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill..