Tridhjetë vjet më parë kompozitori i madh bullgar Stefan Diomov shkroi këngën "Përshëndetje, si je miku im". Rasti ishte një koncert i përbashkët në vitin 1994 në Burgas i këngëtarëve të dashur bullgarë nga grupet "Tonika" dhe "Domino", të mbledhur në një formacion të përbashkët - Familja Tonka. “Ribashkimi i tyre, pas peripecive të ndryshme, më nxiti të shkruaj një këngë për miqësinë, dhe teksti i Pejo Panteleev u përshtat në mënyrë ideale”, kujton Diomov.
E krijuar pa pritshmëri të mëdha për ndonjë sukses të mundshëm, por shumë personale, kënga u bë një nga emblemat e muzikantëve dhe sot shënon një sukses të ri botëror në historinë e saj. Me tekst në anglisht, një aranzhim të ri, një tingull country dhe interpretuar nga Nejko Gençev i njohur me pseudonimin Barney Esville dhe ylli i ri i country muzikës nga Neshville, Sarah Harralson, "Hello My Friend" debutoi drejtpërdrejt në vendin e 23-të në klasifikimin e muzikës Hotdisc TOP 40. E gjithë kjo po ndodh falë Nejko Gençevit, muzikant profesionist dhe aktualisht nënkryetar i qytetit të Veliko Tërnovës. Ai luan gjithashtu në shumicën e instrumenteve, dhe në album shfaqen muzikantë të shquar në studio nga Meka e muzikës country të Nashville.
Postproduksionin e ka bërë kitaristi legjendar i „Diana Express“ Maksim Goranov. Stefan Diomov pranon se kur i kërkun për leje për të bërë një version anglisht të këngës së tij, ai nuk kishte shpresa të mëdha se ajo do të arrinte në top listat botërore. Por sot, ai shikon me krenari se si çdo ditë merr miratimin e mijëra dashamirësve të rinj të muzikës nga e gjithë bota në internet. “Kjo tregon se një këngë e mirë mund të tingëllojë njësoj e mirë në të gjitha gjuhët”, theksoi kompozitori për gazetën e përditshme kryeqytetase.
Për BTA, muzikanti Nejko Gençev shpjegon se klasifikimi "Country Top 40" është formuar nga opinionet e më shumë se 1000 drejtuesve të shfaqjeve të muzikës country, DJ-ve dhe gazetarëve dhe transmetohet nga 1000 radio në mbarë botën që janë në partneritet me radion country të Nashville. Kënga "Hello, My Friend" hyri në listë pasi konkurroi me më shumë se 300 aplikime të reja për muajin maj. Është suksesi i dytë i madh për Gençevin dhe muzikën bullgare, pasi në fillim të vitit kënga "Live for the Day" (versioni i ri i këngës "Jeto për momentin" të Rosi Kirillova) mbeti në të njëjtin klasifikim për më shumë se tre muaj. Për ne bullgarët, mbetet të krenohemi me jetën e re që u ofron gjuha angleze evergreeneve bullgarë dhe të shikojmë sesi ajo “kalon nëpër sheshet e huaja” dhe kërkon audiencën e saj.
Ja dhe versioni origjinal i këngës, kënduar për here të parë nga grupi legjendar Familia Tonika:
Teksti: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: facebook.com/HotdiscTop40Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..