Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjyqtarët kërkuan shkarkimin dhe dorëheqjen e magjistratëve

Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev dhe zëvendësi i tij Borisllav Srafov
Foto: BGNES

Asnjë prokuror i vetëm nuk është ndikuar dhe nuk do të ndikohet nga deklaratat e personave me poste të larta publike në marrjen e vendimeve. Asnjë prokuror i vetëm nga Prokuroria e Qytetit të Sofjes nuk do t'u nënshtrohet faktorëve të jashtëm, tha në një deklaratë Prokuroria e Kryeqytetit.

Organizata profesionale “Unioni i Gjyqtarëve” në Bullgari i bëri thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që menjëherë të shkarkojë nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm Ivan Geshev, zëvendësin e tij Borisllav Sarafov dhe nënkryetarin e Shërbimit Hetimor Kombëtar Jasen Todorov. Shoqata e Gjyqtarëve thekson se kjo do të sigurojë një hetim objektiv dhe të plotë të fakteve dhe rrethanave të procedurës tashmë të nisur për shkarkimin e tyre të parakohshëm. Unioni u bën thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor që menjëherë të japin dorëheqje, sepse ata janë përgjegjës për emërimin e Geshevit, Sarafovit dhe Todorovit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zjarri në malin Rilla po vazhdon

Prej një jave zjarrfikës, ushtarakë, zyrtarë pyjorë, ekipe të Parkut Kombëtar “Rilla” dhe vullnetarë po luftojnë me zjarrin nën majën Çerni Vrëh, në malin Rilla, në 2300 metra mbi nivelin e detit. Për shkak të erës së fortë ditën e djeshme, flakët..

botuar më 24-08-28 11.24.PD

Parashikimi i motit për 28 gushtin

Të mërkurën masa ajrore në vend do të mbetet e paqëndrueshme. Para mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira Në disa vende do të ketë reshje shiu afatshkurtra, përkohësisht intensive, të shoqëruara me bubullima. Ka edhe kushte..

botuar më 24-08-27 7.30.MD

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është në rënie

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është ulur me 70% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo u bë e ditur nga kryekomisioneri Anton Zllatanov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare pas një takimi me drejtorin ekzekutiv të..

botuar më 24-08-27 5.23.MD