Basketbollisti në kombëtaren bullgare Aleksandër Vezenkov mori një tjetër mirënjohje nga ekspertët e basketbollit. Vezenkov është përzgjedhur si lojtari nr. 1 në Evropë për vitin 2023 nga botimi i specializuar eurobasket.com.
Sportisti numër 1 i Bullgarisë, i cili këtë sezon fitoi çmimin për lojtarin më të vlefshëm në EuroLigë, u bë gjithashtu pikëshënuesi më i mirë, duke përfunduar në vendin e dytë me ekipin e tij Olimpiakos në turneun më prestigjioz të basketbollit të Euroklubit për meshkuj. Bullgari u përzgjodh gjithashtu në ekipin ideal të medias së basketbollit së bashku me Lorenzo Brown të Maccabi Tel Aviv, Džanan Musa të Real Madridit, Mathias Lessor të Partizanit dhe Walter Tavares të Realit. Vezenkov u shpall edhe anësori më i mirë i sezonit.Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..