Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 30 majin

E marta do të jetë e ngrohtë me shira pranverore

Foto: BTA

Ditën e martë në shumë vende të Bullgarisë do të zhvillohen vranësira me shi. Do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe stuhi. Pritet edhe breshër. Në rajonet perëndimore dhe qendrore të Fushës së Danubit pothuajse nuk do të ketë reshje. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 16°, në Sofje – 10°. Temperaturat maksimale do të jenë prej 22 deri në 27°. Në kryeqytet do të jetë 22°.

Mbi Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 22-23°. Uji i detit do të jetë 17-19°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje të shkurtra pasdite. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 16°, në 2000 m deri në 8°.

Ditën e mërkurë moti do të mbetet pranveror dhe pa ndryshime të dukshme.

Parashikimi i motit jashtë vendit:

Në Evropë do të bjerë shi në pjesën jugperëndimore të Gadishullit Iberik, mbi Zvicër, Korsikë, Apeninet Jugore dhe kudo mbi Ballkan. Do të jetë 19 dhe 24° në Londër dhe Paris, 21 dhe 23° në Berlin dhe Moskë. Në Madrid pritet 22°, në Romë 23. Në Athinë do të jetë 24°. Në Beograd dhe Stamboll do të jetë 23°. Bukureshti do të jetë kryeqyteti më i ngrohtë evropian me 29°.

Në Vankuver dhe Montreal do të jetë 18 dhe 23°, në Nju Jork dhe në Çikago do të jetë 29 dhe 23°. 18° pritet në Los Anxhelos, 30 dhe 25° në Miami dhe Mexico City, 14 dhe 22° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Do të jetë 37° në Dubai, 26° në Jerusalem.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në vend nuk ka zjarre aktive, po monitorohet situata përgjatë kufirit me Greqinë

Nuk ka zjarre aktive në vend, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Zjarri në fshatrat e komunës Jamboll - Voden, Krajnovo dhe Stranxha u vu nën kontroll në të gjitha frontet. Të martën, do të bëhet një kontrollim dhe nëse nuk ka shpërthime..

botuar më 24-07-23 10.02.PD

Parashikimi i motit për 23 korrikun 2023

Gjatë natës , kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë rritje të përkohshme të vranësisë dhe në disa rajone reshje të shkurtra shiu me bubullima. Në pjesën tjetër të vendit do të jetë kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë nga..

botuar më 24-07-22 7.25.MD
Atanas Zaprjanov

Bullgaria është gati me një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën

Formimi i paketës së radhës të ndihmës për Ukrainën është në fazën përfundimtare dhe ajo mund t'i paraqitet Këshillit të Ministrave sot. Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në konferencën me rastin e..

botuar më 24-07-22 5.33.MD