Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 31 majin

Ditën e mërkurë do të mbajë diell deri në mesditë, pas mesditës do të ketë vranësira dhe reshje

Foto: BGNES

Ditën e mërkurë para mesditës do të jetë me diell. Më pas do të mbajë vranësira dhe kryesisht mbi Bullgarinë Perëndimore do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Ka kushte për breshër.

Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 17°, në Sofje - 10°. Temperaturat maksimale do të jenë prej 21 deri në 26°. Në kryeqytet do të jetë 22°.

Mbi Detin e Zi do të mbajë diell deri në mesditë, pas mesditës do të ketë vranësira, por nuk do të ketë reshje. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 20-22°. Uji i detit është 17-20°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Në zonat malore pasdite do të ketë reshje shiu. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 15°, në 2000 m deri në 9°.

Dita e parë e qershorit do të jetë me diell, pas mesditës do të ketë vranësira kryesisht në zonat malore.

Parashikimi i motit jashtë vendit

Në Evropë do të bjerë shi mbi pjesën jugperëndimore të Gadishullit Iberik, mbi Korsikë, Apeninet Jugore, Balltikun Verior dhe kudo mbi Ballkan. Do të jetë 20 dhe 27° në Londër dhe Paris, 26 dhe 15° në Berlin dhe Moskë. 23° pritet në Madrid dhe Romë. Do të jetë 23° në Athinë dhe Beogard, 25° në Stamboll. Bukureshti do të jetë kryeqyteti më i ngrohtë evropian me 29°.

Në Vankuver dhe Montreal do të jetë 17 dhe 28°, në Nju Jork dhe në Çikago do të jetë 27 dhe 28°. 17° pritet në Los Anxhelos, 28 dhe 27° në Miami dhe Mexico City, 16 dhe 23° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Do të jetë 39° në Dubai, 26° në Jerusalem.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD