Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderojmë kujtimin e viktimave të kampit të përqendrimit "Belene"

Foto: Bashkia e qytetit Belene

Sot, më 3 qershor, në orën 12:00 në vendin e ish-kampit të përqendrimit “Belene” në ishullin Persin në lumin Danub do të mbahet ceremonia vjetore në kujtim të viktimave të kampit më të madh për kundërshtarët politikë të Partisë Komuniste Bullgare në Bullgari. Veprimtaria organizohet nga një grup nismëtar, duke përfshirë shumë organizata joqeveritare dhe individë privatë, për të rikthyer ceremoninë tradicionale vjetore të vitit 1990 nën titullin “Së bashku përsëri për të nderuar viktimat e kampit “Belene”. Ceremonia rifillon pas një ndërprerjeje prej tre vitesh.

Kampi i përqendrimit u hap në vitin 1949 nga autoritetet komuniste, i njohur me emrin “Vendi i dytë”. Të burgosurit të parë ishin 300 dhe në një periudhë shumë të shkurtër u bënë mbi 2000. Gjithsej mbi 20 000 njerëz u vendosën atje. Një pjesë e tyre mbetet përgjithmonë në varret pa emër në ishullin Persin.


Më shumë nga rubrika

 Maria Gabriel dhe Antëni Blinken

Ministrja e jashtme Maria Gabriel u takua me sekretarin amerikan të shtetit

Në Uashington, zëvendëskryeministrja dhe ministre e jashtme Maria Gabriel foli me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antëni Blinken. Takimi ishte në kuadër të sesionit të dytë të dialogut strategjik mes Bullgarisë dhe SHBA-së. “Mbështetje, koordinim dhe një..

botuar më 23-09-26 10.11.PD

Bullgaria dhe 7 vende të tjera të BE-së vendosën një standard më të lehtë për Euro-7

Me përpjekjet e Bullgarisë dhe 7 vendeve të tjera të BE-së, u miratua versioni më i lehtë i standardit të ri Euro 7 për emetimet nga motorët me benzinë ​​dhe me naftë. Italia, Bullgaria, Republika Çeke, Franca, Hungaria, Polonia, Rumania dhe..

botuar më 23-09-26 9.57.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin

Paraditen e së martës mbi Bullgarinë Lindore do të mbajë mot me mjegull dhe vranësira të ulëta. Në vend do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verilindor. Në 10 zona, kryesisht në Bullgarinë Lindore dhe në Rodopet më Jugore, është shpallur kod i..

botuar më 23-09-25 7.15.MD