Ka kaluar një shekull nga data e paharrueshme e 9 qershorit, kur në vitin 1923 qeveria e Bashkimit Popullor Agrar Bullgar (BZNS) të udhëhequr nga Aleksandër Stambolijski u rrëzua nga një grusht shteti ushtarak. Sipas historiografisë nga koha e socializmit (1944-1989), ky ishte një "grusht shteti fashist", por në atë kohë kishte vetëm një parti fashiste në Itali dhe ajo qeveriste nga tetori 1922 deri në 1926 në një qeveri koalicioni me partitë e tjera në vend.
Regjimi i vendosur nga BZNS dhe i quajtur "Diktaturë Portokalli" ishte jo vetëm jashtëzakonisht i majtë, por edhe mjaft i afërt në metoda dhe politikë me fashistët e Benito Mussolinit. Bujqit erdhën në pushtet në Bullgari pas një përpjekjeje të dështuar për grusht shteti në vitin 1918 gjatë të ashtuquajturës "Kryengritja e Ushtarëve" dhe pas humbjes në Luftën e Parë Botërore. Vendosja e pushtetit të BZNS ndodhi edhe me ndihmën e fituesve të Antantës, sepse Aleksandër Stambolijski pranoi të nënshkruante Traktatin Neuilly.
Ngjashëm me teorinë e klasave të bolshevikëve rusë, Stambolijski prezantoi një teori klasore. Sipas saj, shumica rurale ishte e shtypur nga klasa parazitare urbane dhe duhej të nënshtrohej. Stambolijski terrorizonte liderët e partive të vjetra borgjeze, duke i futur në burg. Të kërcënuara, partitë u bashkuan në koalicionin “Marrëveshja Popullore”. Por drejtuesi i formacionit të ri, diplomati dhe gazetari Aleksandër Grekov, u vra në vitin 1922. Atëherë shoqëria vendosi se pas atentatit qëndronte regjimi i BZNS. Prof. Aleksandër Cankov ishte në krye të “Marrëveshjes Popullore”.
Drejtimi i BZNS karakterizohej me korrupsion, greva sindikatash dhe atentate të dyshimta. E ktheu kundër tij inteligjencën, kishën, mbetjet e ushtrisë dhe oficerët e çmobilizuar në Unionin Ushtarak. Duke përmbushur detyrimet e tij ndaj vendeve fituese në Luftën e Parë Botërore, Stambolijski shkeli të drejtat e bullgarëve maqedonas. Hyri në konflikt me organizatën e tyre me ndikim VMRO dhe lejoi ushtrinë serbe të sulmonte bazat e VMRO-së në Bullgarinë e Pirinit. Aleksandër Stambolijski ndryshoi ligjin zgjedhor dhe në zgjedhjet e vitit 1922, pasi fitoi 52% të votave, mori 212 nga 245 vende në parlament. Krijoi një "Ushtri Portokalli" për të luftuar kundër kundërshtarëve të tij politikë.
Kështu “Marrëveshja Popullore”, Unioni Ushtarak dhe VMRO-ja mbetën pa mundësi ligjore dhe demokratike për të kundërshtuar regjimin dhe organizuan grushtin e shtetit të 9 qershorit. Kreu i shtetit, Mbreti Boris III, nuk e mbështeti ndryshimin e dhunshëm. Monarku i ri kishte frikë nga reagimi i Evropës. Por ai pranoi realitetet e imponuara ndaj tij dhe nënshkroi dekretin për krijimin e një qeverie me kryeministrin Aleksandër Cankov dhe ministra nga të gjitha partitë, përveç BZNS dhe komunistëve. Mbreti vendosi kushtin që Stambolijskit t'i ruhej jeta, por udhëheqësi i bujqve u vra nga paramilitarët e VMRO-së.
Elita e BZNS iku në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene dhe u përfshi në një sërë përpjekjesh të Beogradit dhe Moskës për të organizuar grusht shteti ushtarak në Bullgari deri në vitin 1926. Ironia është se oficerët kryesorë që i kryen grushtet e shtetit në vitin 1923 dhe më 19 qershor 1934, morën pjesë edhe në grushtin e shtetit të komunistëve të 9 shtatorit 1944.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, lostbulgaria.com, shtëpia-muze e Aleksandër Stambolijskit, Biblioteka Popullore “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për..