Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do t'i bashkohet prokurimit të përgjithshëm evropian të predhave për Ukrainën

Ministri Todor Tagarev
Foto: BGNES

Ministri i Mbrojtjes Prof. Todor Tagarev akuzoi qeverinë e përkohshme se nuk ka përmbushur vendimin e parlamentit për t'i ofruar ndihmë ushtarako-teknike Ukrainës, por se ka ndjekur udhëzimet e Presidentit Rumen Radev. Tagarev tha për bTV se mundësitë për ndihmë për Ukrainën nuk janë shteruar.

“Unë garantoj se mund të ofrojmë ndihmë, ka mundësi shtesë”, shtoi ministri. Ai tha se ndihma e deritanishme për ushtrinë ukrainase është vlerësuar nga Kievi dhe aleatët e NATO-s, sepse ajo ka korresponduar me nevojat e Ukrainës. Gjatë vizitës së ardhshme në Bruksel, Tagarev do të deklarojë se Bullgaria po ndryshon qëndrimin e saj dhe do t'i bashkohet urdhrit të përgjithshëm për blerjen e municioneve për ushtrinë ukrainase, tha ministri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja mirëpret Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike

Mbi 500 delegatë nga 150 vende po mbërrijnë në Bullgari për sesionin e 61-të të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC). Nga data 26 korrik deri më 2 gusht në Sofje do të mbahet sesioni plenar i organizatës shkencore ndërkombëtare më me..

botuar më 24-07-26 6.35.PD

Depo të fishekzjarrëve pranë Elin Pelin në Fushën e Sofjes u dogjën

Mes qytetit Elin Pelin dhe fshatit Elin Pelin, një zjarr shpërtheu në një depo për fishekzjarrë, njofton BTA. Si pasojë e shpërthimit dy persona burrë e grua kanë djegie të shkallës së tretë dhe jeta e tyre është në rrezik. Në qytet dhe fshatrat..

botuar më 24-07-26 12.11.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të premten paradite vranësirat në gjysmën lindore të vendit do të çahen dhe do të zvogëlohen, por pas mesditës do të ketë sërish vranësira dhe vende-vende reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje..

botuar më 24-07-25 7.15.MD