Do të dëgjojmë edhe një dëshmitare, zëvendëskryeprokuroren Daniella Masheva. Do të diskutohen provat e kërkuara nga Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev. Brenda ditës duhet të ketë votim, deklaroi ministri i drejtësisë Atanas Sllavov para mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Largimi kërkohet për shkak të fjalëve të shpallura publikisht nga Geshev për deputetët në parlament, duke i quajtur ata "plehra politike".
"Nga tentativa për vrasjen time deri në një përpjekje të inskenuar politikisht për të më larguar në kundërshtim me çdo parim përballë Prokurorit të Përgjithshëm, imagjinoni se çfarë garanci ka çdo gjyqtar dhe çdo bullgar..." tha Geshev, para këshillit. Ai njoftoi se do të shkojë në Bruksel më 12 qershor për të folur në Parlamentin Evropian.Formimi i paketës së radhës të ndihmës për Ukrainën është në fazën përfundimtare dhe ajo mund t'i paraqitet Këshillit të Ministrave sot. Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në konferencën me rastin e..
Rikthimi i mandatit të dytë nuk ishte i papritur, komentoi nënkryetari i BSP-së Kristian Vigenin. Sipas tij, formimi i një qeverie në kuadër të Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor është gjithnjë e më i vështirë për t'u arritur. Gjithsesi,..
Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë eksplorues për formimin e qeverisë grupit të dytë më të madh parlamentar në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Në dorëzimin e mandatit..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se asnjë ushtar bullgar nuk do të dërgohet në Ukrainë dhe NATO nuk ka ndërmend të..
Për herë të parë, nga Baza Antarktike Bullgare në ishullin Livingston do të studiojnë në detaje pulsimet në jonosferën e Tokës të shkaktuara nga..
Plani i Maqedonisë së Veriut për fondet nga plani i BE-së për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor u përgatit dy javë më parë dhe vendi është në pritje të..