Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgari i radhës i rrahur në Strugë të Maqedonisë së Veriut ndodhet në spital në gjendje të rëndë

Bekir Kadrieski
Foto: NOVA

Në emër të Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Ivan Çençev lexoi në Kuvend deklaratën për rrahjen e një shtetasi tjetër maqedonas me vetëdije bullgare në Strugë më 13 qershor. Deputeti kërkoi nga Kuvendi që të lëshojë një deklaratë të përgjithshme me të cilën dënohet krimi i urrejtjes ndaj bashkëkryetarit të shoqatës bullgare në Strugë Bekir Kadrieski - "Shemeto", i cili ndodhet në spital. Projektdeklarata i bën thirrje Shkupit t'i japë fund të gjitha formave të gjuhës së urrejtjes anti-bullgare. Deklarata duhet të dorëzohet me shkrim për t'u votuar nga deputetët, sqaroi kryetari i parlamentit. Ministria e Jashtme bullgare ka dërguar në Strugë konsullin bullgar nga Konsullata e Përgjithshme në Manastir për të sqaruar faktet në vend dhe nëse bëhet fjalë për krim urrejtjeje, njofton Ministria.

Kadrieski u sulmua nga persona të panjohur në qytetin e Strugës, të cilët e quajtën atë "bullgar të pistë" gjatë rrahjes brutale, tha për BNR Zhivko Çakrakçiev, bashkëkryetar i shoqatës bullgare në qytetin afër Liqenit të Ohrit.

"Kur i rrahin udhëheqësit e komunitetit, e bën të gjithë komunitetin të frikësohet dhe të përmbahet nga veprimet publike. Shohim që liderët rrahen dhe sulmohen sistematikisht, njerëzit që çdo ditë merren me aktivitete që i bashkojnë bullgarët dhe maqedonasit. Ky është qëllimi - Bullgarët duhet të frikësohen”, komentoi për BNR Viktor Stojanov nga Fondacioni “Maqedonia”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shteti do të përpiqet të rregullojë çmimet e 22 mallrave ushqimore

Rregullat për shtesat në dyqane dhe çmime të rregulluara për 22 produkte ushqimore bazë parashikohen në projektligjin e ri për zinxhirin agroushqimor, i cili u prezantua sot në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. “Ne si qeveri jemi të detyruar të..

botuar më 25-03-17 5.43.MD

Shpallim ditën e martë ditë zie kombëtare për viktimat në Maqedoninë e Veriut

E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një zjarr në një diskotekë në qytetin maqedonas të Koçanit vrau 59 persona dhe plagosi 155 të tjerë...

botuar më 25-03-17 2.03.MD

Një studente në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad është mes viktimave të zjarrit në Koçan

Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit në diskotekën në Koçan. Ajo ka lindur në qytetin maqedonas që u bë skena e tragjedisë, ku 59 persona..

botuar më 25-03-17 10.28.PD