Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Jogës

Foto: pixabay

Nga data 17 deri më 25 qershor, Bullgaria do të festojë Ditën Ndërkombëtare të Jogës me një sërë iniciativash dhe praktikash në 33 vendbanime të vendit. Shkollat ​​e jogës në Sofje do të përfshihen gjithashtu përmes ngjarjeve të ndryshme të pavarura me dyer të hapura. Data zyrtare për të festuar praktikën e shëndetshme, të shpallur nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale, është 21 qershori – dita e solsticit të verës, por ngjarjet kushtuar festës nisin ditë më parë. Më 17 qershor, nën patronazhin e Ambasadës së Indisë, në sheshin “Shën Aleksandër Nevski" në kryeqytet do të mbahet një seancë e përbashkët e jogës në të hapur.

Të nesërmen, më 18 qershor, do të zhvillohet edhe Manifestimi Qendror me demonstrime praktike, si dhe leksione për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me thelbin e jogës.

Që nga viti 2015, Dita Ndërkombëtare e Jogës festohet edhe në qytete të tjera të vendit, kur Instituti Kulturor i Plovdivit u bashkua dhe filloi të organizojë një festë sinkrone në qytet. Ky shembull ndiqet nga shkollat ​​e jogës në një numër vendbanimesh në Bullgari - Svilengrad, Burgas, Varna, Ruse, Veliko Tërnovo, Gabrovo dhe Pernik.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD