"Westinghouse Electric" nënshkroi me “Centralin Atomik “Kozlloduj - Kapacitete të Reja" një kontratë për aktivitete inxhinierike paraprake për ndërtimin e një reaktori të ri duke përdorur teknologjinë AP1000 në kantierin e centralit bërthamor bullgar. Kontrata parashikon një vlerësim të mundësive për integrimin e industrisë bullgare në projektin për ndërtimin e një energjie të re bërthamore me teknologji amerikane dhe për shfrytëzimin maksimal të infrastrukturës ekzistuese në kantierin e centralit të Kozllodujit. Dy reaktorë me teknologji ruse BBEP-1000 po operojnë në vend dhe ka një themel për një reaktor të tretë.
Grupi i përbashkët i punës ka filluar tashmë vlerësimin e kërkesave rregullatore, të licencimit dhe dizajnit dhe po zhvillon një orar të përshpejtuar të punës, tha “Westinghouse Electric” në një deklaratë.Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..