Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesa e punësimit në Bullgari është më e larta në BE

Foto: ec.europa.eu/eurostat

Në tremujorin e parë të vitit 2023, Bullgaria është në vendin e parë në Bashkimin Evropian për sa i përket rritjes së punësimit, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Eurostat-it, rritja është me 2.8 pikë përqindje, ku të punësuarit e moshës 20 deri në 64 vjeç janë pak më shumë se 78%, në 75.3% në fund të vitit 2022.

Brenda Bashkimit Evropian, përqindja e të punësuarve të moshës 20 deri në 64 vjeç ishte mesatarisht 75.3 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, një rritje prej 0.5 për qind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Në vend të dytë pas vendit tonë në rritjen e punësimit për këtë periudhë është Kroacia – me 2 pikë përqindje. Në 19 vende të BE-së u raportua rritje e përqindjes së të punësuarve, por në pesë u shënua rënie, me rënien më të madhe në Slloveni - minus 1.6%.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 korrikun 2024

Të martën do të jetë me diell dhe e ngrohtë në pjesën perëndimore. Në gjysmën lindore të vendit do të mbajë mot i vranët dhe sidomos gjatë natës dhe deri në mesditë do të ketë reshje të shkurtra, vende-vende të dendura shiu me bubullima. Ka kushte..

botuar më 24-07-29 7.35.MD

Po kërkojmë mënyra për të reduktuar bllokimet e trafikut në kufirin me Greqinë në Kullata-Promahon

Kryeministri Dimitër Gllavçev dhe ministri i punëve të brendshme Kalin Stojanov kanë biseduar me përfaqësues të autoriteteve kufitare për masat për kalim më të shpejtë të automjeteve përmes pikës kufitare-Kullata në kufirin me Greqinë. Kryeministri..

botuar më 24-07-29 5.13.MD

Një fushë e vjetër e minuar vështirëson shuarjen e zjarrit në kufirin greko-bullgar

Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit në kufirin greko-bullgar. Gjatë dy ditëve të ardhshme, dy avionë të dërguar nga Franca nën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së do t'i bashkohen luftës së zjarrit. Këtë e bëri të ditur kryeministri Dimitër..

botuar më 24-07-29 2.16.MD