Parashikimi për zhvillimin e sezonit turistik në vendin tonë është jashtëzakonisht pozitiv. Kështu tha ministrja e turizmit Zarica Dinkova në Varna. Për incidentin e shpërthimit të murit të digës “Nova Kahovka” në Ukrainë, ajo konfirmoi atë që ekspertët thanë se nuk ka rrezik për sezonin turistik në Bullgari. Uji në zonën ujore të Detit të Zi nuk është i ndotur, përveç kësaj, lumi Danub është një filtër natyror dhe mund të largojë ndotjen eventuale.
Ministri i ri i turizmit po viziton Varnën dhe Shkollën e Lartë Ushtarako-detare “Nikolla Vapcarov” për t’u njohur me saktësi se si po kryhet monitorimi i pastërtisë së Detit të Zi pas derdhjes së digës në Ukrainë. Dinkova hodhi poshtë gjithashtu pretendimin se resortet përgjatë Detit të Zi janë bosh, duke theksuar se nuk ka rënie të rezervimeve.
"Vemja e Rodopeve" – kështu e quajnë trenin që zvarritet përgjatë shpateve të malit Rodopa në rrugën Dimitrovgrad - Haskovo - Kërdxhali - fshati Podkova. Dhe jo, kjo nuk është treni legjendar me binarë të ngushtë , i cili qarkullon në një..
Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e..
Në dimër, qyteti Kotell tërheq turistët me itineraret kulturore, peizazhet me borë dhe mundësinë për të skijuar në mesin e palosjeve të malit Stara Pllanina. Një kompleks skijimi u krijua rreth 4 km nga qendra e qytetit në zonën "Tre Erërat". Pista e..