Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Financave Asen Vasilev prezantoi buxhetin për vitin 2023

Ministri Asen Vasilev
Foto: BGNES

Në buxhetin e vitit 2023 është parashikuar një deficit buxhetor prej tre për qind. Sipas ministrit të financave Asen Vasilev, kjo është një mungesë prej 4,5 miliardë levash në thesar. Vasilev prezantoi parametrat kryesorë të projektbuxhetit për vitin, i cili do t'i dorëzohet Kuvendit Popullor në fillim të korrikut.

Para kësaj, në forumin e Asociacionit Kombëtar të Komunave në Pamporovo, kryeministri Nikollaj Denkov njoftoi se në buxhetin e rregullt për këtë vit do të ketë rritje serioze të mjeteve për komunat për afro 25 për qind.

Për shkak të përmbytjeve dhe dëmeve të shkaktuara, fondi i fatkeqësive është rritur nga 40 milionë euro, në projektbuxhetin e qeverisë së përkohshme, në 65 milionë euro. Deri më tani nga ky fond janë shpenzuar rreth 30 milionë euro.

Për të hyrë në fuqi më 1 gusht, buxheti duhet të miratohet deri në fund të korrikut.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta kundër procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në Sofje

Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..

botuar më 24-12-18 6.00.PD

Parashikimi i motit për 18 dhjetorin 2024

Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..

botuar më 24-12-17 7.35.MD
Viktor Orbán

Pritet që kryeministri hungarez Viktor Orbán të vizitojë Bullgarinë

Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..

botuar më 24-12-17 6.16.MD