Nuk ka mundësi që ky parlament të vazhdojë nëse GERB-i vazhdon me shumicë luhatëse. Ky nuk është vetëm një paralajmërim, por një thirrje se po futin një rrezik të madh në sistemin politik. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) të jetë përpara si gjethe fiku, dhe ata prapa që t'i shtyjnë me mazhorancë gjërat e rëndësishme për shoqërinë. Kështu deklaroi në Kuvend bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov. Shkak për komentin është mbledhja e fundit e komisionit ligjor, ku dëgjimi i ministrit të drejtësisë Atanas Sllavov u bllokua me votat e GERB-SDS, Lëvizja për të Drejtat dh Liritë (DPS) dhe “Vëzrazhdane”.
Petkov shtoi se problem ka edhe me ndryshimet në Ligjin Kundër Korrupsionit të prezantuara nga GERB-SDS, të cilat janë miratuar në lexim të parë dhe përbëjnë një konflikt interesi mes palëve dhe përfaqësuesve të tyre në komisionin kundër korrupsionit.
Udhëheqësi i GERB, Bojko Borisov tha se ai i urren krahasimet si gjethet e fikut. “Ata thanë qartë se duan vetëm që GERB të mbështesë qeverinë. Kanë emëruar ministra, kryeministra, ne u kemi dhënë mandatin, kanë shkelur gjithçka, tani duan të na heqin të drejtën e votës për ligjin tonë, që është më i mirë”, tha ai. Ata i propozojnë këto ligje dhe kërkojnë shumicë për to, shpjegoi Borisov. “Kështu funksionon republika parlamentare, ku janë 240 deputetë dhe ku duhet të bësh shumicën. Për të pasur 121 vota duhen bërë kompromise. Me 63 deputetë, PP-DB dëshiron të komandojë 240”, theksoi Borisov dhe akuzoi PP-DB-në për pastrimin e administratës dhe vendosjen e kuadrove të veta kudo.
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" sot nuk do të marrë pjesë në votimin e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi bashkëkryetari i PP Kirill Petkov. “Vota e mosbesimit që do të mbledhim dhe do të bëhet pas datës së..
Komisioni parlamentar i Shëndetësisë vendosi që nga 1 maji i këtij viti të rriten me 50% pagat e punonjësve në spitalet psikiatrike shtetërore. Deputetët caktuan dy ministrat - të shëndetësisë dhe të financave - të ndërmarrin masa para Këshillit të..
Ndotja e bregdetit të qytetit Vrana me mazut tashmë u pastrua. Edhe në ujin e detit nuk ka asnjë lëndë nafte, sipas rezultateve të inspektimit të komisionit të caktuar me urdhër të guvernatorit të qarkut. Megjithatë, topa të vegjël të mazutit gjenden..
Bullgaria, Azerbajxhani, Turqia dhe Gjeorgjia nënshkruan në Baku një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në transmetimin dhe tregtimin e energjisë..
Dje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare..
Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë..