Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drejtuesit e PP-DB po bojkotojnë seancën e Kuvendit

Foto: BTA

Parlamenti zgjati orarin e punës për të dëgjuar ministrin e drejtësisë për veprimet pas zgjedhjes së ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Para kësaj, deputetët miratuan rregulla procedurale pa diskutim për propozimin e kandidatëve për guvernator të Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) dhe për dëgjimin e kandidatëve. Propozimet do të bëhen brenda 7 ditëve nga grupet parlamentare.

Seanca plenare u bojkotua nga koalicioni qeverisës "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB). Ata janë të pakënaqur që GERB, e cila i mbështet në pushtet, refuzoi të shtyjë afatin për promovimin e kandidatëve. PP-DB dëshiron të ftojë menaxherë nga jashtë në krye të BNB-së, ndërsa GERB mbështet guvernatorin e mëparshëm Dimitër Radev, i cili e futi Bullgarinë në dhomën e pritjes së Eurozonës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 gushtin

Të mërkurën masa ajrore në vend do të mbetet e paqëndrueshme. Para mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira Në disa vende do të ketë reshje shiu afatshkurtra, përkohësisht intensive, të shoqëruara me bubullima. Ka edhe kushte..

botuar më 24-08-27 7.30.MD

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është në rënie

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është ulur me 70% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo u bë e ditur nga kryekomisioneri Anton Zllatanov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare pas një takimi me drejtorin ekzekutiv të..

botuar më 24-08-27 5.23.MD

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD