Projektbuxheti për vitin 2023 është gati. Këtë e ka bërë të ditur ministri i financave Asen Vasilev. Projektligji do të publikohet për konsultim publik dhe do të hyjë në parlament në fillim të korrikut. Në kuadër të Forumit të IV-të Ekonomik të Sofjes, Vasilev theksoi se buxheti përfshin masa për deficit prej 3% pa cenuar politikat sociale dhe taksat, por i kushtohet një vëmendje mbledhjes më të lartë të tyre. Ai pret gjithashtu se “këtë vit rritja e pagave të jetë dy herë më e madhe nga norma e inflacionit”.
Sipas tij, nëse pagat në vendin tonë vazhdojnë të rriten më shpejt se PBB, vendi ynë do të përballet me mungesën e fuqisë punëtore me kualifikim të lartë.
BSP bëri të ditur se buxheti është antisocial dhe nuk do ta mbështesin. “Ky është një dokument kontabël, jo një mjet për të bërë politika”, bëri konkluzionin kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Kornelija Ninova dhe saktësoi se partia e saj do të përgatisë një buxhet alternativ.Për të katërtin vit radhazi, platforma e shkrim-leximit dhe drejtshkrimit "Si shkruhet" është në kërkim të fjalës që përshkruan më së miri 365 ditët e fundit të 2024-ës. "Të gjithë mund të japin sugjerimet e tyre, edhe nëse përsëriten - shkruajini ato,"..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat të GERB për kryeministër, njoftoi GERB. "Nuk është arritur një marrëveshje me "DB" për përbërjen e..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe monedhat e vendeve fqinje të Ballkanit - lira turke, lei rumun dhe dinari serb. Ata pasohen nga paundi..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe..